Nata është e jona edhe pse ditët nuk falin. Nata rënkon si prostitutë, Në çaste si këto e ka kaq të vështirë ta fshehë çmëndurinë, Një dritë e dobet shtrin hijet e trupave që tunden mbi mur. Pasqyra puthet me shëmbëllimin e shalës mbi komodinë. Me dashje larg natën nga dita dua ta mbaj, Nata është xhepi i ditës, lëkura …

Unë isha një ëndrimtar

Unë isha një ëndrimtar, Që ënderronte të rrëshkiste me një këmbe në majën e malit, Të futej në gojët e qeta të tokes Kur ato qëndronin të çapluara, me gogesima mijevjecare dhe dhembe te thermuara, Ndërkohe që mali flinte, Mbi majën e tij, qielli varej si bark i mbarsur nga ndonjë fuqi hyjnore, Dhe priste… Priste të prishte vetminë sikur …

Koha

Ditët varen si letra nëpër çengela poshtë tavanit të kohës, Nje ditë do hysh në atë dhomë ti prekësh ato pusulla me duar. Parfumosi të gjitha , Që kur të kalosh midis tyre Kujtimet të mbajnë aromën e lumturisë së shkuar.

Mikesha e mikut tim

Ajo ishte mikesha e mikut tim vajza e zbehtë, që i kapërdinte fjalët me qëllim… Fjalët e vështira, Në stomak, i lejonte të kullonin në fund, Si një shtresë veshtullore, Vajzën e hirte e desha, E desha për shoqe, e desha për dashnore. Nga një zjarr te tjetri shuhej ajo, E ne mes, Ndalonte të pinte cigare, Ajo , mikja …